Dy gratë ukrainase, që u gjetën të vdekura këtë të premte në një apartament, dyshohet se punonin si punonjëse seksi.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ka dyshimeve të arsyetuara se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtare të paligjshme në vendin tonë.
Të dyja kishin mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë dhe qëndronin në një apartament me qira ditore ne zonën e ‘Selvisë’ me një mikeshë, e cila kishte ardhur në vend rreth dy muaj më parë. Ishte kjo e fundit që gjeti trupat e pajetë të 25 dhe 40-vjeçares në banesë.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.