image Shoqëria civile - Hoxhës: E ke politizuar institucionin e integrimeve

Kosovë

Shoqëria civile – Hoxhës: E ke politizuar institucionin e integrimeve

news image

Përderisa Bashkimi Evropian për çdo vit dhuron bursa për studime Master për të rinjtë, me qëllimin që pas përfundimit të studimeve të punësohen në institucionet e Kosovës, kjo marrëveshje me BE-në duket që nuk po respektohet nga autoritetet në Kosovë. Kështu kanë konstatuar organizatat e shoqërisë civile.

Nëntë organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për vendimin e ministres në në detyrë të Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, për shpalljen e një konkursi në Ministrinë e Integrimeve.

Ishte paraparë që vendet e punës të jenë të rezervuara për studentë të përgatitur që do të kthehen nga studimet, por Hoxha ka vendosur që jashtligjshëm të shapall një konkurs të hapur të cilin organizatat po e cilësojnë si hapje të rrugës për punësime partiake.

Instituti Epik dhe organiztatat e tjera vlerësojnë se hapja e konkurseve të tilla rrezikon të ardhmen e të rinjëve kosovar.

“Përderisa BE-ja mbulon të gjitha shpenzimet e bursistëve, është obligim i institucioneve të Kosovës të sigurojnë punësimin e tyre në administratën publike. Në këtë formë, bursa kontribuon në ndërtimin e një administrate të pavarur, me integritet dhe profesionale”, thuhet në reagim ndaj ministers në largim.

“Në këtë drejtim, ne – organizatat e shoqërisë civile – shprehim shqetësimin e thellë ndaj tentativës së Ministres në dorëheqje të integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, për të politizuar institucionin e MIE-së duke refuzuar punësimin e bursistëve të shkolluar në universitetet prestigjioze Evropiane, dhe në vend të saj të bëjë punësime publike mbi baza partiake.”

Reagimi është mbështetur nga:
Demokraci për Zhvillim – D4D
Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS
Iniciativa për Progres – INPO
Instituti Columbus
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane – EPIK
Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS
Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu!
/Sinjali/