image Shoqata për mbrojtjen e pacientëve kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Vitia

Shëndetësi

Shoqata për mbrojtjen e pacientëve kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Vitia

news image

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre ministri i shëndetësisë, Arben Vitia , tashmë mendjen e ka te Prishtina dhe jo te menaxhimi i Pandemisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Na duhet një ministër shumë energjik, pragmatik dhe që di t’i jap zgjidhje problemeve që janë shtresuar në shëndetësi. Prandaj është e udhës që Ministri Vitia të jap dorëheqje dhe të largohet nga sistemi shëndetësorë”, ka thënë Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra.

Në anën tjetër, Ministri Vitia ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje akoma dhe se këtë post do ta mbajë deri në prag të zgjedhjeve.

“I gjithë fokusi im do të jetë në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa të ketë rezultate të mira me pandeminë. Jo, nuk do të jap dorëheqje por duhet ta keni parasysh që 17 tetori nuk do të më gjejë si ministër i shëndetësië”, ka thënë Vitia.

/Gazeta Sinjali/