image Shoqata e Gastronomëve paralajmëron protesta nëse Qeveria rikthen masat pas zgjedhjeve

Biznes

Shoqata e Gastronomëve paralajmëron protesta nëse Qeveria rikthen masat pas zgjedhjeve

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një kumtese për media ka paralajmëruar protesta nëse Qeveria e Kosovës do të vendosë për rikthim të masave kufizuese pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot, Qeveria në detyrë lehtësoi masat duke hequr kufizimin e lëvizjes për qytetarët dhe duke e zgjatur orarin e punës deri në 22:00 për gastronominë.

Gastronomët e kanë cilësuar lajm të rëndësishëm dhe të mirë këtë vendim.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve:

Të dashur Gastronomë,

Ju njoftojmë se që nga sot, bizneset e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 22:00. Poashtu, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së personave fizik në të gjitha komunat.

Ky është një lajm i mirë për zonat e ranguara me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, përkatësisht Komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Një lajm i mirë edhe për Kosovën, ku dijmë që roli ekonomik që ka kryeqyteti edhe për komunat tjera është shumë i rëndësishëm, ku 50-60% e tërë aktivitetit ushtrohet në të.

Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR!

Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri!

Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët! /Gazeta Sinjali/