Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, përmes një komunikate për media ka shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre lidhur me Udhëzimet Administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shoqata e Naftëtarëve tash e disa kohë shpreh pakënaqësitë e tyre lidhur me këto Udhëzime Administrative që sipas tyre janë masa rënduese për kompanitë që i përkasin sektorit të naftës në Kosovë.
Tutje në njoftim thuhet se, nëse nuk realizohen kërkesat e shoqatës deri më datën 23 dhjetor 2020 atëherë janë të detyruar të ndërmarrin të gjitha masat e lejuara me ligj duke përfshirë edhe protestat.
“Duke mos parë asnjë rezultat nga takimi i fundit me Kryeministrin dhe institucionet tjera atëherë Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës me shkresën e fundit i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi dhe Ministres së Financave Hykmete Bajrami, që në rast se nuk realizohen kërkesat e shoqatës deri më datën 23 dhjetor 2020 atëherë janë të detyruar të ndërmarrin të gjitha masat e lejuara me ligj duke përfshirë edhe protestat”, thuhet në njoftim./Gazeta SInjali/