Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdon kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar nga Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes.
Sipas njoftimit, kërkimet po zhvillohen në lagjen Taukbashqe të Prishtinës, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe dronë për të ndihmuar në lokalizimin e të moshuarit.
“Shoqata jonë, në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera kompetente, ka riangazhuar Departamentin e Dronistëve, me qëllim që të rrisim mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të z. Xhafer Raqi.”, thuhet në njoftim.
I moshuari vuan nga demenca dhe është larguar nga shtëpia rreth orës 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!