image Gastronomët apel qeverisë: Urgjentisht hiqeni kufizimin e lëvizjes, bizneset pranë kolapsit

Kosovë

Gastronomët apel qeverisë: Urgjentisht hiqeni kufizimin e lëvizjes, bizneset pranë kolapsit

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një reagimi ka kërkuar urgjentisht që të hiqet kufizimi i lëvizjes, që sipas tyre, kjo masë nuk e ka ulur numrin e rasteve me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar kolapsim të shumë bizneseve, teksa thonë se dita-ditës po vazhdon largimi i punëtorëve nga puna.

Sa i përket ndikimit të pandemisë dhe masave të QK në aspektin ekonomik, tashmë është evidente që sektori i gastronomisë është më i godituri në vend. Sipas të dhënave të Agjensionit Statistikor të Kosovës (ASK), të hyrat dhe qarkullimi i sektorit të gastronomisë në krahasim me vitin 2019 dhe 2020, vetëm në tremujorin e dytë (TM2), rezultojnë të kenë pasur rënie prej 64%, si asnjë sektor tjetër në Kosovë”.

Nga dy sondazhe të bizneseve dhe punëtorëve të raportit hulumtues të ndikimit të pandemisë në gastronomi të përgaditur nga SHGK dhe Korb Marketing&Research, kemi të raportuar që 36% e bizneseve të gastronomisë, janë detyruar që të largojnë nga puna punëtorët e tyre si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të ushtrimit të veprimtarisë dhe problemeve të likuiditetit”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë kritikuar festat e bërë mbrëmë në Podujevë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke iu thënë: “turpi ju mbuloftë”.

“Për të përfunduar, të gjitha këto dhe i tërë serioziteti i kësaj çështjeje, përveç tjerash shpjegohet më së miri me mesazhin që kemi kuptuar të gjithë me turmat e pakontrolluara të njerëzve, mbledhjet, organizimet dhe fushatat e padinjitetshme të politikanëve në zgjedhjet e fundit në Podujevë, etj”, thueht ndër të tjera në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve./Gazeta Sinjali/