image Shokuese në Shqipëri: Zjarrfikësi në Kavajë ther me thikë dy kolegët e tij të punës

Shqipëri

Shokuese në Shqipëri: Zjarrfikësi në Kavajë ther me thikë dy kolegët e tij të punës

news image

Një konflikt raportohet të ketë ndodhur brenda repartit zjarrfikës në Kavajë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se një zjarrëfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe ka qëlluar me thikë dy prej tyre, të cilët kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00. Ndërkohë zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar nga detyra dhe ndaj agresorit 52-vjeçar, është hapur procedim penal.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

/GazetaSinjali/