image Shokohet burri në Indi - Disa ditë pasi varrosi gruan, e gjen të gjallë në shtëpi

Të tjera

Shokohet burri në Indi – Disa ditë pasi varrosi gruan, e gjen të gjallë në shtëpi

news image

Një burrë u kthye në shtëpi disa dië pas varrimit të gruas së tij dhe u trondit kur e gjeti atë të gjallë dhe të mërzitur, transmeton Gazeta Sinjali.

75- vjeçarja Mutyala Girijamma, u shtrua në Spitalin e  Përgjithshëm Qeveritar në Vijayawada në Andhra Pradesh në Indinë e Jugut, pasi doli pozitiv për COVID-19.

Burri i saj Gaddayya e vizitonte çdo ditë për t’u siguruar që ajo po bëhej më mirë, por kur ai arriti në spital më 15 maj ai nuk mund ta gjente, shkruan The Mirror.

Pasi pyetën infermieret dhe mjekët për informacion, zyrtarët mjekësorë i thanë Gaddayya se gruaja e tij kishte ndërruar jetë.

Burri u këshillua nga mjekët që të mos e hapte najlonin pa veshur pajisje mbrojtëse personale për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Gaddayya mori trupin e gruas së tij përsëri në fshatin e tij të lindjes dhe kreu ritet mortore.

Burri Indian e varrosi gruan i tij por ishte shumë i mërzitur që të kryente shërbimin përkujtimor.

Kurse vetëm disa ditë më vonë, ai mori një lajm më trishtues kur djali i tij Ramesh vdiq nga COVID-19.

I tronditur nga humbja e tij, Gaddayya varrosi djalin e tij dhe organizoi një shërbim përkujtimor të përbashkët për gruan dhe djalin e tij.

Por Mutyala, gruaja e Gaddayya i la të gjithë të shokuar kur u kthye e mërzitur që burri i saj nuk e kishte marrë nga spitali dhe që iu desh të merrte para hua për të marrë një taksi për në shtëpi.

Gaddayya dhe familja e tij u tmerruan kur mësuan se spitali u kishte lëshuar trupin e një të huaji, të cilin ata e kishin varrosur duke menduar se ishte Mutyala.

Identiteti i personit që iu dha Gaddayyas ende nuk dihet, ndërsa spitali nuk e ka komentuar çështjen.

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi ka qenë nën presion pasi numri i rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve u rrit në mënyrë enorme muajt e fundit.

Vendi raportoi 132,364 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vdekjet u rritën me 2,713.

India deri më tani ka regjistruar 28,664,375 infeksione dhe 342,280 vdekje nga COVID-19./Gazeta Sinjali/