Dje, një fëmijë është gjetur pa shenja jete, në kanalin e “Ibër Lepencit”, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
Ndërsa sot, shkolla “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ku ai vijonte mësimet kanë shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët, shokët e shoqet dhe mësuesen e tij.
Ata e kanë përshkruar si djalë të buzëqeshur, të dashur e të sjellshëm.
“Me pikëllim e dhimbje morrëm lajmin e hidhur per ikjen në amshim të nxënësit tonë Muhamed Deliu, sot qiellit ju bashkua një engjëll,shkolles shokëve e mësueses ju iku Muhamedi i yne i dashur i buzeqeshur e i sjellshem. Shoku e nxënësi ynë do te jesh përherë ne zemrat tona. Pusho ne parajse o Engjull se engjujt jetojnë ne qiell. Ngushellime gjithë familjes ,shokëve mësueses“, thuhet në njoftimin e shkollës.