image Shoferi i Haradinajt synon të bëhet deputet

Politikë

Shoferi i Haradinajt synon të bëhet deputet

news image

Nga karrigia e shoferit drejt ulëses në Parlamentin e Kosovës. Arif Ahmetxhekaj synon mandat të deputetit përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ani pse nuk është marrë me politikë deri sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot gjatë ditës kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, njoftoi për emra të rinj nga Deçani që do të kandidojnë për deputetë. Në mesin e tyre është Ahmetxhekaj.

“Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit bashkëbiseduam me kandidatët për deputetë që do ta përfaqësojnë Deçanin ne keto zgjedhje; Arbër Tolaj, Arif Ahmetxhekaj, Erblina Tahiraj, Hajdar Sutaj, Rasim Selmanaj, Ramë Likaj, Shkumbin Demaliaj, Time Kadriaj dhe Ukë Osaj”, shkroi Haradinaj.

Ahmetxhekaj, që deri sot nuk është parë si politikan në arenën politike, ka qenë shef i njësisë për siguri në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, e më vonë, shef i eskortës së tij dhe së fundmi, shofer i tij.

Këto faktohen edhe nga postimet e rregullta të Ahmetxhekajt në Facebook. Madje, edhe portali “Aleancapress”, shkruan se pas “20 vitesh rrugëtimi, Ahmetxhekaj bëhet pjesë e listës së AAK-së”.

Po ashtu, nga publikimet në Facebook vet Ahmetxhekaj e ka konfirmuar se synon marrjen e një mandati në Parlamentin e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/