image Shoferi i dehur përfundon në kanal, nxirret nga banorët dhe transportohet në spital

Shqipëri

Shoferi i dehur përfundon në kanal, nxirret nga banorët dhe transportohet në spital

news image

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës “ në Fier të Shqipërisë.

Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.

Siç raportohet, drejtuesi i mjetit tip “Benz” kishte përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në gjendje të dehur, raporton TCH.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga banorët dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

/GazetaSinjali/