image Shoferi i “Blue Taxi” në Tiranë ngacmon seksualisht turisten franceze: E nxori organin gjenital...

Shqipëri

Shoferi i “Blue Taxi” në Tiranë ngacmon seksualisht turisten franceze: E nxori organin gjenital…

news image

Një turiste franceze ka rënë pre e një ngacmimi seksual gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Bëhet fjalë për një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur më 4 shtator, por që nuk është bërë publike. Turistja ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës me një nga makinat e kompanisë “Blue Taxi”.

Siç raporton JOQ Albania, gjatë rrugës shoferi ka nisur ta ngacmojë seksualisht turisten duke e prekur nga krahët fillimisht e më pas duke i nxjerrë organin gjenital.

Sipas vajzës, drejtuesi i mjetit nuk po e lejonte të zbriste dhe pas shumë përpjekjesh turistja ka zbritur nga makina. E traumatizuar dhe me lot në sy, ajo i ka shkruar një miku shqiptar duke i treguar gjithë ngjarjen.

Nga biseda e zhvilluar dhe një audio që turistja i ka dërguar mikut të saj, shpjegohen detajet e ngjarjes sesi shoferi tentoi ta përdhunojë duke e joshur me uljen e çmimit të shërbimit.

“Po udhëtonim drejt Vlorës. Shoferi nisi të më bëjë komplimente duke më parë drejt e në sy e duke më thënë sa e bukur je. Më pas ai filloi të më prek nga krahët duke më thënë se kam lëkurë të bukur. Unë nisa të frikësohem. Më pas ai po prekte veten dhe më pas nisi të zbërthejë pantallonat. Aty sërish preku veten dhe më nxori organin gjenital. Kërkova që të zbres por ai nuk më lejoi dhe pasi këmbëngula ai më ndaloi në një karburant”- tregon mes të tjerash turistja.

/GazetaSinjali/