image Shmangia e konfliktit me vëllezërit e viktimës, Policia e Durrësit merr në mbrojtje nënën e fëmijëve që vranë babanë

Shqipëri

Shmangia e konfliktit me vëllezërit e viktimës, Policia e Durrësit merr në mbrojtje nënën e fëmijëve që vranë babanë

news image

Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Pëllumb Metës, që u vra nga djali 25-vjeçar Hysen Meta.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Blerina Meta nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm familjar.

“Policia e Durrësit merr në mbrojtje bashkëshorten e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, që u vra nga djali 25-vjeçar. Blerina Meta nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj. Kjo për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre. Ajo u shoqërua nga Policia e Durrësit deri në familjen e babait të saj në Laç”, raporton ABC News.

Pëllumb Meta u vra nga djali i tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm një ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit. Fillimisht ishte vajza e familjes Meta, 19-vjeçari Hygerta Meta që mori përsipër krimin e rëndë, duke dëshmuar se e kishte vrarë ajo babanë pasi donte ta fejonte pa dëshirë. Por pas hetimeve dhe ekzaminimeve të armës, ku edhe u zbuluan gjurmët e gishtërinjve, rezultoi se vrasja është kryer nga 25-vjeçari Hysen Meta.

Më pas ai është ndihmuar nga vëllai, motra dhe nëna për të fshehur gjurmët, duke hapur një gropë 1.5 metra në kasollen pranë banesë dhe mbështollën trupin e babain për ta varrosur më pas dhe për të zhdukur gjurmët e krimit.

/GazetaSinjali/