image Shmanget rreziku, FSK-ja demolon mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera

Kosovë

Deminim/ Shmanget rreziku, FSK-ja demolon mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera

news image

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave, pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e kompanive të deminimit të FSK-së dhe  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton zyra e informimit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për vite me radhë, Kompania e Deminimit ka qenë e angazhuar në pastrimin e fushave të kontaminuar me mjete të pashpërthyera, ku janë kryer operacione deminimi në pastrimin e shumë fushëbetejave. 

Forca  e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deiminimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë së qytetarëve ndaj mjeteve të pashpërthyera, dhe i lut qytetarët e Republikës së Kosovës që nëse hasin në ndonjë mjetë të dyshimtë të raportojnë tek organet e sigurisë./ Sinjali/