Një makinë përfshihet nga flakët në aksin Korçë–Ersekë, shpëton pa lëndime drejtuesi
Një automjet është përfshirë nga zjarri në aksin rrugor Korçë–Ersekë, duke u djegur pothuajse plotësisht.
Sipas TC, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qafës së Qarrit, ku një veturë tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, ndërsa drejtuesi i tij ka arritur të dalë në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!