Shkrimtarja ukrainase, fituese e çmimeve, Victoria Amelina ka vdekur nga plagët e marra pasi një raketë ruse goditi një restorant picash në Kramatorsk të martën.
Në njoftimin e shoqatës së shkrimtarëve ‘PEN Ukraine’, thuhet se mjekët “bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plaga ishte fatale”.
Siç raportohet, deri më tani është konfirmuar se 13 persona, duke përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e këtij shpërthimi.