image Shkon në mbi 6 mijë e 900 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Belgjikë

Botë

Statistika/ Shkon në mbi 6 mijë e 900 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Belgjikë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 mijë e 32 raste të reja me koronavirus në Belgjikë, duke e çuar numrin e të infektuarve në mbi 45 mijë.

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se me 1 mijë e 32 raste të reja, numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 45 mijë e 325.

Githashtu janë raportuar 241 viktima të reja, duke arritur në 6 mijë e 917 vdekje gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit 217 persona janë shtruar në spital ndërsa 295 janë shëruar.

Numri i personave në kujdesin intensiv është ulur me 36 persona duke rënë në 934.