image Shkon në mbi 500 mijë numri i të prekurve me COVID-19 në Indi

Botë

Shkon në mbi 500 mijë numri i të prekurve me COVID-19 në Indi

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, India ka shënuar edhe 17 mijë raste të reja me COVID-19, duke e çuar në mbi 500 mijë numrin e përgjithshëm të infektimeve.

Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Numri i rasteve është rritur në masë të konsiderueshme në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin New Delhi. India është në vendin e katërt në botë për numrin më të madh të rasteve, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

Pritet që numri i rasteve të vazhdojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme, shkuran “The Guardian”.

Përderisa numri i rasteve po rritet shpejt dhe spitalet po përballen me fluks të madh të pacientëve, disa qytete po përpiqen të ndërtojnë hapësira të përkohshme me mijëra shtretër për t’i izoluar dhe për t’i trajtuar pacientët me COVID-19.

Ekspertët kanë paralajmëruar se shqetësim pritet të jetë edhe mungesa e stafit shëndetësor për shkak të ngarkesës në spitale dhe hapjes së qendrave të përkohshme./Gazeta Sinjali/