image Shkon në mbi 34,000 numri i vdekjeve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri

Botë

Shkon në mbi 34,000 numri i vdekjeve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri

news image

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179.

Viktimat e konfirmuara në Turqi kanë arritur shifrën 29,605, tha Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave, SAKOM.

Në Siri, numri i konfirmuar i vdekjeve është 4,574, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv. Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit.

Numri i vdekjeve siriane përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

/GazetaSinjali/