image Shkon në 35 numri i viktimave nga sulmi ajror në bazën ushtarake afër Lvivit

Botë

Shkon në 35 numri i viktimave nga sulmi ajror në bazën ushtarake afër Lvivit

news image

Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 134 janë plagosur në sulmin me raketa ruse në një bazë stërvitore ushtarake në Ukrainën perëndimore, tha guvernatori rajonal i Lviv.

Sulmet ajrore ruse goditën mëngjesin e sotëm Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë (IPSC) në distriktin Yavoriv, ​​rreth 50 km në jug-perëndim të Lviv dhe rreth 25 km nga kufiri me Poloninë.

IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misione paqeruajtëse.

Sipas informacionit të lëshuar nga administrata ushtarake rajonale e Lviv dhe të konfirmuar më vonë nga kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, forcat ruse lëshuan 8 raketa.

Sulmi i fundit tregon se Rusia po shton sulmet e saj në perëndim të vendit dhe mund të jetë një sulm i qëllimshëm ndaj dërgesave perëndimore të ndihmës ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.

/GazetaSinjali/