image Shkon në 2000 numri i të vdekurve nga koronavirusi, mbi 75 000 persona të prekur

Shëndetësi

Shëndetësi/ Shkon në 2000 numri i të vdekurve nga koronavirusi, mbi 75 000 persona të prekur

news image

Ka shkuar në 2000 numri i personave të vdekur nga koronavirusi, deri në mëngjesin e kësaj të mërkure.

Numri i të prekurve ka shkuar mbi 75 000 persona, ku 1000 prej tyre ndodhen jashtë territorit të Kinës.

Ndërkohë, të prekurit e mbetur në anijen Diamond Princess kanë filluar të dalin nga karantina 14-ditore.

Në anije pati 454 raste të prekura. Nga ana tjetër, në Japoni u konfirmuan 7 të prekur të rinj, duke e çuar numrin e të prekur në 68.

Së bashku me Singaporin dhe Hong Kong-un, Japonia ka numrin me më së shumti raste jashtë Kinës./Gazeta Sinjali/