India ka raportuar më shumë se 300.000 raste të reja me koronavirus në ditën e 12-të me radhë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 2 milionë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, siç raporton AlJazeera, numri i të vdekurve në ditë ishte 3.417.
India është duke luftuar me një valë të egër të koronavirusit për gati dy javë, derisa sistemi i brishtë shëndetësor e i pafinancuar, po ka probleme të shumta.
Spitalet raportohet të jenë mbushur plotësisht ndërsa ka mungesë të furnizimit me oksigjen. /Gazeta Sinjali/