image Shkon mbi 100 numri i të vdekurve në Gaza

Botë

Shkon mbi 100 numri i të vdekurve në Gaza

news image

Ministria e Shëndetësisë e Gazas ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore të Izraelit ka shkuar në 103, duke përfshirë këtu edhe 27 fëmijë dhe 11 gra, ndërkohë që 530 persona kanë mbetur të plagosur.

Xhihadi islamik ka konfirmuar vdekjen e shtatë militantëve, derisa Hamasi nuk ka njohuri se 13 militantë të tij kanë vdekur, përfshirë edhe një komandant. Izraeli thotë se numri i militantëve të vdekur është shumë më i lartë.

Në Izrael janë vrarë shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe një ushtar dhe një fëmijë 6-vjeçar i cili u godit nga një sulm me raketë.

Izraeli ndërkohë ka dërguar forca ushtarake në kufi me Gazën dhe ka nisur sulmet edhe me tanke.

/Gazeta Sinjali/