image Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë del kundër Drejtorisë së Arsimit, thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

Arsim

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë del kundër Drejtorisë së Arsimit, thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

news image

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka njoftuar se nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit.

Sipas njoftimit të shkollës, nuk ka mundësi praktike që të bëhet ndryshimi i orarit gjatë kësaj periudhe.

“Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, me fillimin e muajit të Ramazanit, parashikonte që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohen kohëzgjatjet e mesndërrimeve dhe të reduktohen pushimet e gjata, me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/