image Shkolla fillore në Gjakovë hap dyert për nxënësit, nis mësimi pas dy javësh grevë

Arsim

Shkolla fillore në Gjakovë hap dyert për nxënësit, nis mësimi pas dy javësh grevë

news image

Nxënësit nisën mësimin sot në shkollën fillore, “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë. Dyert e shkollës u hapën në mëngjes, ashtu siç kishte njoftuar kjo shkollë të martën, përkundër se SBASHK-u dhe as Këshilli Grevist nuk dhanë sinjale për përfundimin e grevës.

Këshilli i Mësuesve mori vendim për fillimin e mësimit nga sot, ndërsa shkolla publikoi edhe orarin për nxënësit.

” Përshëndetje të nderuar, me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”, u tha në njoftim.

May be an image of 11 people, people standing and text

/GazetaSinjali/