image Shkojnë për ta arrestuar një person, ai u ikën policëve bashkë me dy të tjerë

Siguri

Shkojnë për ta arrestuar një person, ai u ikën policëve bashkë me dy të tjerë

news image

Policia e Kosovës nuk ka arritur ta realizojë me sukses një urdhër-arrest për një person të dyshuar në Shkabaj të Obiliqit.

Teksa dje në mesditë kishin shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, zyrtarët policorë ishin penguar nga dy persona (babë e bir).

Të tretë kanë arritur t’i ikin Policisë me një veturë, ndërsa aktualisht ndodhen në arrati.

“Fsh. Shkabaj, Obiliq 30.08.2020 – 12:30. Derisa njësiti policor ishte në realizim të një letër rreshtimi për një person të dyshuar, ishin penguar nga i dyshuari mashkull kosovar dhe nga babai i tij. Të dyshuarit kanë arritur të ikin me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali