image Shkoi t’ia dërgonte fëmijët, por dyshohet se e sulmoi bashkëshorten – rast i dhunës në familje në Prishtinë

Siguri

Shkoi t’ia dërgonte fëmijët, por dyshohet se e sulmoi bashkëshorten – rast i dhunës në familje në Prishtinë

news image

Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik, pavarësisht faktit se ndaj tij ishte në fuqi edhe një urdhër mbrojtës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku viktima, M. R (31 vjeçe), ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, A.RR. (30 vjeç), kishte shkuar në banesën e saj për t’i dërguar fëmijët.

Sipas deklarimit të saj, gjatë qëndrimit në banesë ka shpërthyer një konflikt, me ç’rast i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me duar dhe i ka zënë këmbën me derë, duke i shkaktuar dhimbje.

Edhe pse ka raportuar rastin në Polici, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti për Dhunë në Familje.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/