image Shkoi për pushime në Ksamil, 69-vjeçarja bie nga lartësia dhe vdes

Shqipëri

Shkoi për pushime në Ksamil, 69-vjeçarja bie nga lartësia dhe vdes

news image

Një 69-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazhin e Ksamilit.

Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, gjendja e saj paraqitej e rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj. Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen”, njofton policia./Gazeta Sinjali/