image Shkoi në shtëpinë e ish burrit për t’u sqaruar, ish kunati e kërcënon me armë në dorë gruan në Podujevë

Siguri

Shkoi në shtëpinë e ish burrit për t’u sqaruar, ish kunati e kërcënon me armë në dorë gruan në Podujevë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një 39-vjeçari nga Podujeva, pasi dyshohet se ka kanosur ish bashkëshorten e vëllait të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin në Polici e ka denoncuar ish-bashkëshorti i viktimës i cili ka deklaruar se 41-vjeçarja i ka shqetësuar atë dhe vëllain e tij në shtëpinë e tyre.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur dje kur gruaja kishte shkuar në shtëpinë e ish bashkëshortit të saj në rrugën ‘Josip Rela’ për të biseduar lidhur me shtëpinë e përbashkët. Atje ajo ka takuar edhe ish kunatin e saj, i cili po mbante një armë në dorë dhe e ka kërcënuar gjatë kohës që po bisedonte 41-vjeçarja me ish bashkëshortin e saj.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim personin e dyshuar dhe me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

/GazetaSinjali/