image Shkodër/ Zbardhet mesazhi i autorit, babai i viktimës në gjendje të rëndë pas vdekjes së 4 djemve

Shqipëri

Shkodër/ Zbardhet mesazhi i autorit, babai i viktimës në gjendje të rëndë pas vdekjes së 4 djemve

news image

E mirë menduar ka qenë vrasja e Punonjësit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër Prekë Tonaj.

Ti e di na ke një borxh”, ky ka qenë mesazhi i parë i autorit, i cili i maskuar ka shkuar në tavolinën e lokalit ku ishte ulur 47-vjeçari. Pasi i ka përcjellë mesazhin dhe i ka thënë emrin e personit për të cilin po e vret, autori e ka qëlluar me kallashnikov Prekë Tonajn.

Objektivi i tij ka qenë i qartë, pasi kur ka hyrë në lokal u ka kërkuar personave që ndodheshin të ulur të largohen duke thënë se “nuk ka punë me ta”.

Lokali ku u vra Tonaj ndodhet i veçuar dhe jo shumë larg shtëpisë së viktimës.

Babai i 47-vjeçarit kur ka ndodhur vrasja ishte në Dukagjin. Pasi ka marrë lajmin e vdekjes së djalit të 4 gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Prekë Tonaj është djali i 4 që ka futur në dhe. 3 janë vrarë nga hakmarrje kurse një tjetër për shkaqe natyrale.

/GazetaSinjali/