image Nga 1 qershori lejohen vizitat e familjarëve me të burgosurit, SHKK jep detaje

Kosovë

Njoftim/ Nga 1 qershori lejohen vizitat e familjarëve me të burgosurit, SHKK jep detaje

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovë, përmes një komunikate ka njoftuar se nga data 1 qershor do të lejohen vizitat e familjarëve me të burgosurit.

SHKK nga kjo datë do të fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.

Gjithashtu, përmes komunikatës, SHKK ka njoftuar për kushtet që duhet t’i plotësojnë vizitorët para se të hyjnë brenda për vizitë, gjatë kësaj kohe pandemie.

“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do  të fillojmë me pranimin e vetëm dy  (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve”, thuhet në komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Gjithashtu, do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./ Gazeta Sinjali/