image Shkëndija kampione e Maqedonisë së Veriut – siguron titullin e pestë

Futboll

Shkëndija kampione e Maqedonisë së Veriut – siguron titullin e pestë

news image

Shkëndija e Tetovës është kurorëzuar kampione e re e Maqedonisë së Veriut në futboll, duke e siguruar matematikisht titullin dy javë para përfundimit të sezonit.

Skuadra shqiptare triumfoi ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1, fitore kjo që e çon ekipin në një epërsi të pakapshme ndaj ndjekësve në tabelë.

Ky është titulli i pestë kampion për klubin nga Tetova, që rikthehet në fron pas një pauze katërvjeçare – për herë të fundit, Shkëndija ishte shpallur kampione në vitin 2021.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/