image Shkencëtari izraelit zbulon testin e shpejtë të koronavirusit, rezultati për 20 sekonda

Botë

Pandemia/ Shkencëtari izraelit zbulon testin e shpejtë të koronavirusit, rezultati për 20 sekonda

news image

Shkencëtari izraelit, Gabby Sarusi, ka zbuluar një test shumë të shpejt të sëmundjes COVID-19, që jep një rezultat pozitiv ose negativ në më pak se një minutë, dhe madje edhe pas 20 sekondash, raportojnë mediat izraelite.

Në një deklaratë të Universitetit Ben Gurion në Izrael, thuhet se kjo pajisje testimi fillimisht duhet të miratohet, një proces që zgjat dy deri në tre muaj.

Prodhimi i testit mund të fillojë në shtator ose tetor.

Vlerësohet se një pajisje mund të japë rezultatet e 4500 testeve në ditë, nëse llogaritet se një test zgjat 20 sekonda.

Pajisja kryesore do të kushtojë rreth 400,000 dollarë, dhe secili test 40 deri 50 dollarë amerikan, parashikon profesori Sarusi.

Deri më tani, testi ka treguar një saktësi prej 90 për qind dhe është provuar në një mostër prej 120 izraelitësh, nga të cilët 45 për qind ishin të infektuar me koronavirus dhe 55 për qind të shëndetshëm./ Gazeta Sinjali/