image Shkencëtarët zbulojnë se sa mund të zgjasë koronavirusi

Shëndetësi

Shkencëtarët zbulojnë se sa mund të zgjasë koronavirusi

news image

Gjithandej në botë është përhapur alarmi se sa gjatë mund të mbijetoj koronavirusi në Kinë dhe gjithë vendet e prekura.

Është e paditur akoma se sa do të zgjasë koronacirusi, mirëpo disa studiues kanë sjellë një version të tyre krahasuar me sjelljet e personave të prekur me koronavirus.

Koronavirusi është një grup i madh virusesh që zakonisht gjendet tek kafshët por që do të thotë se ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Zyrtarët shkencor akoma nuk e dinë se cila kafshë e ka shkaktuar ekspansionin e madh tek njerëzit në të gjithë Kinën.

Sipas disa studimeve të tjera, personat e prekur me koronavirusin SARS dhe MERS e kishin marrë këtë virus gjatë kontaktit me devetë dhe disa lloje të macesh. Po ashtu, është vërtetuar se virusi në një sipërfaqe të pajetë, siç janë pjesët metalike apo të qelqit mund të mbijeton për nëntë ditë nëse sipërfaqja n uk është dezinfektuar.

Pastrimi me produktet e zakonshme shtëpiake mund të bëjë ndryshime. Sipas hulumtimit, i cili gjithashtu zbuloi se koronaviruset njerëzore “mund të deaktivizohen me efikasitet nga procedurat e dezinfektimit sipërfaqësor me 62-71% etanol, 0,5% peroksid hidrogjeni ose 0,1% natrium ose zbardhues brenda një minute.

Koronavirusi është virus që mund të përhapet shumë shpejt madje edhe prej kontaktit të thjeshtë siç është kolla apo teshtitja, madje edhe duke e prekur një sipërfaqe mbi të cilën është përhapur virusi, pastaj duke prekur hundën, gojën ose sytë e tyre.

Është vërtetuar gjithashtu se COVID-19 nuk është aq vdekjeprurës sa koronavirusët tjerë SARS dhe MERS.

Më shumë se 80% e pacientëve kanë sëmundje të butë dhe do të shërohen. Në rreth 14% të rasteve, virusi shkakton sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni dhe gulçim. Dhe rreth 5% e pacientëve kanë sëmundje kritike, duke përfshirë dështimin e frymëmarrjes, shokun septik dhe multiorganizmin.

Në 2% të rasteve të raportuara, virusi është fatal, ndërsa rreziku i vdekjes rritet sa më të vjetër që të jeni. /Gazeta Sinjali/