image Shkencëtarët suedezë u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të mos e ndjekin sistemin e qeverisë së tyre

Evropë

Shkencëtarët suedezë u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të mos e ndjekin sistemin e qeverisë së tyre

news image

Shkencëtarët suedezë, përmes një artikulli të botuar në revistën “USA Today” u kanë bërë thirrje vendeve dhe qeverive të tjera që të mos ndjekin sistemin e Suedisë në raport me koronavirusin.

Sipas tyre në vend të karantinës si mbrojtje kundër përhapjes së infeksionit, autoritetet suedeze u mbështetën në vetëdijësimin e njerëzve, duke mos futur kufizime të rrepta e duke lënë të funksionojnë jeta normalisht.

Sipas ankuesit, rezultati është se Suedia ka katër e gjysmë herë më shumë viktima të COVID-19 sesa së bashku vendet e tjera nordike, dhe shtatë herë më shumë vdekje, për milion qytetarë, krahasuar me vendet fqinje.

Suedia madje ka qenë në krye të botës për sa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi në raport me numrin e banorëve.

Megjithë viktimat dhe të infektuarit, autoritetet nuk i ndryshuan masat ose taktikat, kështu që tani në Suedi, 75 mijë njerëz janë infektuar, dhe deri më tani 5.600 kanë vdekur nga koronavirusi.

Ky numër, shkencëtarët suedezë paralajmërojnë se mund të rritet në të ardhmen e afërt.

Si masë paraprake, autoritetet suedeze kanë anuluar darkën tradicionale të mbajtur çdo vit në dhjetor për nder të fituesve të çmimit Nobel./ Gazeta Sinjali/