image Shkencëtarët: Pandemitë e ardhshme do të jenë më vdekjeprurëse nëse nuk ndryshojmë sjelljen tonë

Shëndetësi

Paralajmërim/ Shkencëtarët: Pandemitë e ardhshme do të jenë më vdekjeprurëse nëse nuk ndryshojmë sjelljen tonë

news image

“Pandemitë e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të shpeshta, më vdekjeprurëse dhe do të përhapen më shpejt, veç nëse ndalojmë shkatërrimin e përhapur të mjedisit tonë”, paralajmërojnë një grup prej katër shkencëtarësh.

“Ekziston një specie e vetme që është përgjegjëse për pandeminë COVID-19 – ne,”, tha grupi i shkencëtarëve në një artikull të botuar në Platformën Ndërqeveritare Shkencë-Politikë mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES).”

“Ne kemi një dritare të vogël mundësish, për të kapërcyer sfidat e krizës aktuale”

Profesorët Josef Settele, Sandra Diaz, Eduardo Brondizio dhe Dr. Peter Daszak deklaruan në raportin e tyre se nga kërkimet vitin e kaluar theksuan se natyra ka pësuar humbje të mëdha dhe se rreth 1 milion lloje bimësh dhe kafshësh janë në rrezik zhdukje në dekadat e ardhshme.

“Shpyllëzimi i shfrenuar, zgjerimi i pakontrolluar i bujqësisë, bujqësia intensive, minierat dhe zhvillimi i infrastrukturës, si dhe shfrytëzimi i specieve të egra kanë krijuar një “stuhi perfekte” për përhapjen e sëmundjeve nga jeta e egër te njerëzit”, thanë shkencëtarët.

“Kjo shpesh ndodh në zonat ku jetojnë komunitetet që janë më të rrezikuar nga sëmundjet infektive.”

Autorët paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi: Rreth 1.7 milion viruse të paidentifikuara për infektimin e njerëzve besohet se ekzistojnë ende te gjitarët dhe zogjtë. /Gazeta Sinjali/