image "Shkëncëtarët duhet të jenë të qartë në lidhje me pandeminë ndryshe nuk ka shkencë"

Botë

Botë/ “Shkëncëtarët duhet të jenë të qartë në lidhje me pandeminë ndryshe nuk ka shkencë”

news image

Ministri i çështjeve Rajonale dhe Autonomive, Francesco Boccia, kërkon nga shkencëtarët qartësi në funksion të fazës 2, duke filluar nga 4 maji i ardhshëm.

“Unë kërkoj nga komuniteti shkencor, pa polemikë, të na japë siguri të pakundërshtueshme dhe jo tre ose katër opsione për secilën temë. Për shembull, dikush që është infektuar një herë a mund të riinfektohet sërish? Nuk ka asnjë përgjigje për këtë”, shprehet Boccia.

“Kërkojmë qartësi, përndryshe nuk ka shkencë. Ne politikanët kemi përgjegjësinë për marrjen e vendimit, por edhe shkencëtarët duhet të jenë në gjendje ta bëjmë atë. A janë të besueshëm testet serologjike? Ne nuk mund të presim derisa të vijë vaksina.

Në fazën e dytë do të hyjmë pas 4 majit prandaj duhet të mbajmë shiritin drejt. Tani jemi akoma në fazën në të cilën shohim dritën e parë dhe duhet të mbrojmë rezultatet e arritura. Unë e kuptoj dëshirën për të dalë prej saj, por numrat na tregojnë se jemi akoma në emergjencë. Nëse Presidenti Emmanuel Macron vazhdon bllokimin në 11 maj , kjo është për shkak se ai e di se pa shëndet nuk ka ekonomi “, shprehet Boccia për Corriere della Sera./ Gazeta Sinjali/