image Shkëlqeu ndaj Juventusit, Kumbulla u ndoq mbrëmë nga 4 klube të mëdha

Futboll

Futboll/ Shkëlqeu ndaj Juventusit, Kumbulla u ndoq mbrëmë nga 4 klube të mëdha

news image

Marash Kumbulla ishte lojtari më i mirë ditën e djeshme, në ndeshjen ku Hellas Verona mposhti me rezultati 2-1 Juventusin.

Mbrojtësi shqiptar tregoi një paraqitje të shkëlqyer, duke ndalur Cristiano Ronaldon, por edhe sulmuesit e tjetër të Juventusit.

Gjithashtu 20-vjeçari shënoi edhe një gol, por iu anulua për pozicion jashtë loje.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, dje nga afër Kumbullën e kanë ndjekur skautë të 4 klubeve të mëdha. Behët fjalë për Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Borussia Dortmundin dhe Eintracht Frankfurtin.

Të gjitha këto skuadra e pëlqejnë shumë futbollistin shqiptar dhe pritet të nisin ofertat e tyre për ta marrë atë. Nuk janë vetëm këto 4 ekipe që interesohen për Kumbullën, pasi edhe Interi, Napoli dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh shqiptarin.