image Shkëlqen Ibrahimoviqi kosovar, jep një gol dhe një asist në fitoren e Frosinones - VIDEO

Futboll

Shkëlqen Ibrahimoviqi kosovar, jep një gol dhe një asist në fitoren e Frosinones – VIDEO

news image

Frosinone ka fituar ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Benito Stirpe” dhe përfundoi me rezultatin 2:1.

Dy sulmuesit shqiptarë, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviq, shënuan golat e fitores për Frosinonen.

Kjo ishte hera e parë për dy sulmuesit që shënojnë në elitën e futbollit italian.

Çuni realizoi në minutën e 58-të me asistimin e Ibrahimoviqit.

Ai është i lindur në Gjermani, përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë.

22-vjeçari debutoi muajin e kaluar me Kombëtaren A shqiptare, në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Edhe Ibrahimoviqi është i lindur në Gjermani, por ka prejardhje nga Kosova.

17-vjeçari përfaqëson Gjermaninë.

Ai së fundmi ka luajtur edhe për Gjermaninë U-19.

Arijon Ibrahimoviq golin sonte e shënoi në minutën e 74-të.

/GazetaSinjali/