Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte, në orët e vona afër lokalit “Peja City” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një veturë e tipit Mercedes ka goditur një veturë tjetër, shoferi i së cilës për shkak të lëndimeve të marra nuk ka mbijetuar.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari për këtë aksident është Luan Lajqi, i cili dyshohet se ka ikur nga Spitali kur e kuptoi se ka vdekur një person.