Një grua është lënduar nga një aksident trafiku në Prishtinë para pak minutave.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për Sinjalin ka thënë se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një vetur dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Sinjali/.