image Intervenon Policia, ndërpritet dasma në lokalin e zyrtarit të Komunës së Junikut

Siguri

Intervenon Policia, ndërpritet dasma në lokalin e zyrtarit të Komunës së Junikut

news image

Policia e Kosovës sonte ka marrë informacione se në restorantin “Trofta e Junikut” është mbajtur një aheng familjar me mbi 200 persona, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se restoranti, në të cilin po mbahej dasma është në pronësi të Drejtorit për Shërbime Publike dhe Inspekcionit të Komunës së Junikut, Myrt Velijaj.

Gazeta Sinjali mëson se kjo dasmë kishte filluar në ora 18:00 dhe ishte planifikuar të përfundonte në orën 23:00.

Sipas sinjalizuesit, menaxheri i këtij restoranti është shoqëruar për në stacionin policor në Gjakovë.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin për Shërbime Publike dhe Inspekcion, Velijajn, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, ky biznes është i regjistruar në emrin e V.V, që sipas këtij sinjalizuesi është familjar me Velijajn.

Kujtojmë që tubimet dhe mbajtja e ahengjeve familjare është e ndaluar me vendim të Qeverisë, kundër përhapjes së koronavirusit.

Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar. /Gazeta Sinjali/