image Shkatërrohet grupi që shiste vaksina të rreme antiCOVID në Kinë e jashtë saj

Botë

Shkatërrohet grupi që shiste vaksina të rreme antiCOVID në Kinë e jashtë saj

news image

Policia kineze ka arrestuar më shumë se 80 persona të dyshuar të një grupi kriminal, i cili ka prodhuar dhe shitur vaksina të rreme kundër koronavirusit, në dhe jashtë Kinës.

Zyrtarët policorë në Pekin dhe në provincat Jiangsu dhe Shandong, kanë nisur operacionet pasi ka pasur dyshime se janë duke u prodhuar vaksina të rreme me përbërje të thjeshtë kripore. Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtetet tjera, ndonëse ende nuk janë bërë të ditur emrat e vendeve tjera.

Sipas medias shtetërore, ky grup ka qenë aktiv prej shtatorit të vitit të kaluar.

Kina tashmë ka raportuar për këtë situatë te vendet tjera relevante. Qeveria kineze vlerëson lart sigurinë e vaksinës dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të ndjekur penalisht secilin falsifikim, shitje të rreme dhe biznese joligjore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Kina ka një histori të gjatë të skandaleve me vaksina, duke nisur nga problemet me prodhim e deri te praktikat biznesore.

Më 2016, policia ka arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë të angazhuar në një rrjet të shitjes së miliona vaksinave të ruajtura në mënyrë joadekuate në gjithë territorin kinez./GazetaSinjali/