image Shkatërrimi i laboratorit ku u kapën 50 kg drogë: Sinjali sjellë detaje për të arrestuarit, katër janë nga Serbia

Siguri

Shkatërrimi i laboratorit ku u kapën 50 kg drogë: Sinjali sjellë detaje për të arrestuarit, katër janë nga Serbia

news image

Një operacion i Njësisë së Antidrogës i zhvilluar në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut, ka rezultuar me sekuestrimin e 50 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe me gjashtë të arrestuar. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht detaje për të arrestuarit gjatë këtij operacioni, ku u shkatërrua laboratori i drogës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë njoftuar se dy nga të arrestuarit janë Bekim Dzafce, i cili jeton në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe Dragoljub Grujic, i cili po ashtu jeton në Mitrovicë. Sipas të njëjtave burime, të arrestuarit tjerë nga Serbia.

Ata u kapën gjatë këtij aksioni, ku përveç drogës, janë sekuestruar edhe 100 fije duke u përpunuar, si dhe pajisje të tjera.

Për këtë aksion ka shkuar vetëm ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili që një kohë po luan rolin e zëdhënësit të Policisë, duke njoftuar për aksionet, para se të lëshojë komunikatë Zyra për Media e Policisë.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ”Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/