image Shkarkohet prokurori i Tiranës, Bajram Breçani

Shqipëri

Shkarkohet prokurori i Tiranës, Bajram Breçani

news image

Prokurori i Tiranës Bajram Breçani është shkarkuar nga detyra këtë të martë. KPK gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizmin.

Breçanit iu gjet një dosje me probleme për një të akuzuar për vrasje të cilit i ishte pushuar akuza.

Për herë të parë ish-prokurori i Tiranës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të enjten më 1 shtator.

Gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Breçani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Breçani ka deklaruar se disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 145 m2 në një truall me sipërfaqe 460 m2 dhe një pjesë shpati rreth 300 m2. Ai ka shpjeguar se e ka blerë truallin së bashku me dy vëllezërit në vitin 1995, pa dokumente ligjore dhe se e kanë ligjëruar nëpërmjet një kontrate të vitit 1998, kundrejt vlerës 368 mijë lekë.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/GazetaSinjali/