image Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it

Politikë

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it

news image

Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, të enjten pasdite ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri.

KOSTT ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në takimin e mbajtur me 24 prill 2024, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT, Evetar Zeqiri.

“Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet në njoftim.

Shaban Neziri, me profesion Inxhinier i Elektroteknikës, është pjesë e KOSTT që nga themelimi i saj dhe gëzon një përvojë të gjatë profesionale brenda kompanisë.

KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të sigurisë në operimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, më 23.04.2025, në DEBAT PLUS të RTV Dukagjini u shpalosën dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shitblerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse shkarkimi i Zeqirit lidhet me rastin e përmendur në këtë televizion.

Ndërkaq, KOSTT nuk ka dhënë hollësi se pse është shkarkuar Evetar Zeqiri.

/GazetaSinjali/