image Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

Arsim

Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

news image

Drejtoresha e arsimit në Gjilan, Selvije Sylejmani sot është shkarkuar nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, shkruan Klan Kosova.

Nepotizmi në drejtorinë e arsimit në Gjilan është denoncuar javë më parë edhe nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Sipas saj, qeverisja lokale në Gjilan nga Vetëvendosja për pak muaj tregoi fytyrën e vet të vërtetë në qeverisjen lokale edhe në arsim.

Hysenaj tha se shkarkimi i saj ka ndodhur për shkak të nepotizmit në një konkurs.

/GazetaSinjali/