image Shkarkohen shtatë ambasadorë në Mal të Zi, në mesin e tyre edhe ai i Serbisë - Sinjali

Shkarkohen shtatë ambasadorë në Mal të Zi, në mesin e tyre edhe ai i Serbisë

news image

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq po vazhdon me shkarkime në Qeverinë e Malit të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në javën e kaluar e shkarkoi drejtorin e Policisë dhe të Inteligjencës, teksa Qeveria malazeze, së fundmi, ka vendosur shkarkimin edhe të shtatë ambasadorëve.

Ndërsa, Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Djorgje Radulloviq, ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve me arsyetimin se të gjithë ishin politikë.

Ambasadorët në Serbi, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Bosnjë e Gjermani do të shkarkohen me procedura.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin