Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq po vazhdon me shkarkime në Qeverinë e Malit të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në javën e kaluar e shkarkoi drejtorin e Policisë dhe të Inteligjencës, teksa Qeveria malazeze, së fundmi, ka vendosur shkarkimin edhe të shtatë ambasadorëve.
Ndërsa, Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Djorgje Radulloviq, ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve me arsyetimin se të gjithë ishin politikë.
Ambasadorët në Serbi, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Bosnjë e Gjermani do të shkarkohen me procedura.